×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg flet për rolin e NATO-s në Kosovë në kohë pandemie

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 16:44
    NATO Secretary General Jens Stoltenberg holds a press point to brief the media in his capacity as Chairman of the NATO-Russia Council.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se misioni i NATO-s në Kosovë mbetet funksional përkundër pandemisë.


    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë për pasojat e dezinformimin, që ka marrë hov, veçanërisht pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
    “Jemi dëshmitarë të veprimeve të aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërore të cilët po bëjnë përpjekje që duke e përdorur pandeminë të na përçajnë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për media.

    “Aleatët duhet të punojnë së bashku për të gjurmuar dhe zbuluar këto përpjekje”, shtoi Stoltenberg, duke vlerësuar se mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë fenomen është duke paraqitur fakte dhe të vërteta, transmeton REL.

    Sipas Stoltenberg, ministrat e NATO-s do të marrin pjesë në një video-konferencë të mërkurën , dhe një nga temat kryesore do të jetë përgjigja e përbashkët e të gjithë aleatëve ndaj propagandës.
    Stoltenberg tha se po bëhet çdo gjë e mundur që kriza e koronavirusit të mos bëhet një krizë e sigurisë.

    Ai theksoi se operacionet e Aleancës në botë, përfshirë Kosovën dhe Afganistanin, janë akoma funksionale, megjithëse me masa parandaluese të përhapjes së koronavirusit.
    “Misioni i NATO-s është të ruajë jetën e njerëzve”, paralajmëroi Jens Stoltenberg, duke shtuar se kriza e shkaktuar nga koronavirusi do të ketë pasoja të gjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!