×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Stoltenberg sot në Prishtinë, takon Osmanin e Kurtin dhe i adresohet trupave të NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 7:11

    Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, sot do të fillojë vizitën në Ballkan, ku në mëngjes do të vizitojë Bosnjë Hercegovinën, ndërsa pasdite do të mbërrijë në Kosovë, shkruan Reporteri.net,

    Stoltenberg sipas njoftimit të NATO-s do të takohet ne presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, dhe më pas do të vizitojë Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’iu adresohet trupave.

    Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

    Të martën, më 21 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.

    Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

    Ai do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

    Të mërkurën, më 22 nëntor, sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë, thuhet në njoftimin e NATO-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!