×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentja shqiptare nga Vjena flet për sulmin: Sirenat po dëgjohen ende, ka prani të madhe të policisë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 23:56

    Studentja shqiptare në Vjenë, Rozafë Rexhepaj, ka folur për sulmin e fundit që ndodhi në kryeqytetin austriak.


    Ajo thotë se sirenat po vazhdojnë të dëgjohen teksa ka prani të madhe të policisë.

    “Situata nuk është qetësuar ende. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të shkojnë në shtëpi. Kjo ngjarje ndodhi pak para mbylljes. Sonte në ora 12 të mbrëmjes do të futeshim në karantinë, pasi këto janë masat e reja që do prezantoheshin nga qeveria. Njerëzit po mundoheshin të shfrytëzonin orët e fundit para mbylljes dhe kishin dalë nëpër kafene”, ka thënë ajo në T7.

    Ajo ka treguar se kur ka ndodhur sulmi ka qenë në kinema.

    “Isha në kinema me një grup shqiptarësh. I pamë në telefona lajmet dhe na kapi paniku se si të ktheheshim. U desht që të ktheheshim në shtëpi disi. Me taxi ishte e pamundur. Përdorëm transportin publik. Mora trenin 2 e jo 1 dhe aty kishte njerëz pasi njerëzit kishin nevojë për transport ”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!