×
  • Lajme
  • Lajme

    Stuhia që tronditi Ulqinin: Edhe shëtitoret e Plazhit të vogël bëhen ‘det’

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 18:35

    Ulqini mbrëmjen e së martës u përfshi nga një mot i lig me stuhi ere, rrebeshe shiu që ishin më të fuqishmet në dekadat e fundit.


    Rrugët u vërshuan nga ujërat ndërsa moti ishte i shoqëruar me shi, erë, breshër, bubullima, e rrufe që të jepnin përshtypjen se po e ndante detin në mes.

    Sot pas verifikimit të gjendjes në terren është raportuar për dëme të mëdha materiale në të gjitha zonat e qytetit.

    Pothuajse është shkatërruar tërësisht një pjesë e madhe e inventarit i të gjitha plazheve të qytetit, shumë automjete janë zënë nga pishat, disa fabrika dhe hotele kanë mbetur pa çati, janë shkulur mjaft rrënjë ulliri dhe dëme tjera të mëdha është bilanci i një natë te vështirë në qytet.

    Pas shiut u vërshua nga ujërat edhe shëtitorja e Plazhit të vogël dhe pothuajse ishte bërë e pakalueshme.

    Pamje që vinë nga të gjitha anët tregojnë se Ulqini mbrëmë ka kaluar një natë mjaft të vështirë e cila nuk mbahet mend, së paku në dekadat e fundit, thonë banorët e këtij qyteti bregdetar, dhe në këtë kohë i mbushur përplot me turistë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!