×
  • Lajme
  • Lajme

    Suharekë: Persona të panjohur kërkojnë qyp me lira në oborr të huaj

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 22:06

    Në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi që në të besohet se ka edhe diçka më të vlefshme.

    Pronarja e kësaj toke tha se në të ka pasur më parë varreza ilire, por që nuk ka thesar, raporton Klan Kosova.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën edhe organet e rendit të cilët nuk arritën ta kapin asnjë person.

    Por, sipas tyre, një veprim i ngjashëm ndodhi edhe në shtator të vitit të kaluar, ku për ketë veprim arritën të arrestojnë një person.

    Rasti me urdhër të prokurorit u cilësua “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!