×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi me plumba në veturën e gazetarit të Reporterit, reagon drejtori i RTV Dukagjni

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 18:40

    Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, ka reaguar për sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.


    Panduri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sulmet fizike dhe kërcënimet janë bërë të shpeshta ndaj gazetarëve të Kosovës.

    Ai kërkon nga institucionet që të veprojnë.

    “Sulmet fizike dhe kërcënimet janë bërë të shpeshta ndaj gazetarëve të Kosovës. Institucionet duhet të veprojnë! Shkumbin B. Kajtazi të gjithë jemi me ty!”, ka shkruar Panduri në Facebook.

    https://www.facebook.com/ermalpanduri/posts/10221548087185058

    Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!