Ambasadori i Republikës se Kosovës në Vjenë Lulzim Pllana thotë se nuk kanë informacione se ndonjë qytetarë i Kosovës ka pësuar në sulmin terrorist në Vjenë.
Ambasadori u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin daljet në publik.
“Informata të hollësishme nuk ka. Ne bazohemi në informatat e policisë. Nuk kemi informata që ka qytetarë tonë të prekur nga ky akt qyqarë. Bëjmë thirrje për kujdes, të mos dalin në rrugë, të evitojnë vendet publike dhe transportin publik’, tha ambasadori Pllana në T7.
Ai tha se të gjitha ata që kanë nevojë për ndihmë të çfarëdolloji mund të lajmërohen në numrat e telefonit që kjo ambasadë ka vënë në dispozicion.
“Në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo ne numrin emergjent te ambasadës si vijon: +43 676 7861865”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.