Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar llogaritë në Instagram të kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku, nënkryetares Daorsa Kica, kryetarit të Rinisë, Paris Guri dhe disa kandidatëve të tjerë për deputet.
“Llogaritë e Instagramit të LDK-së, kryetarit Lumir Abdixhiku dhe anëtarëve të saj u shënjestruan në një sulm të koordinuar. Do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të zbuluar përgjegjësit dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe demokracinë.”, ka njoftuar LDK-ja.
“Këto llogari janë shënestruar qëllimisht dhe në mënyrë të koordinuar, me qëllim dëmtimin e lirisë së shprehjes dhe ndërprerjen e procesit demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Dhjetëra mijëra pëlqim false janë dërguar në postimet e këtyre llogarive, duke qenë në përpjekje për të dëmtuar praninë tonë online dhe pët të minuar integritetin e procesit zgjedhor.”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.