×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet polici në Jarinje, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 9:28

    Një person me shtetësi kosovare ka sulmuar një zyrtar policor në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

    Sipas policisë, i njëjti pas sulmit ndaj zyrtarit policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

    Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e sulmit.

    “I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njejti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!