×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Sulmuan fizikisht një polic dhe dy të tjerët i penguan në punë, tre personat lirohen në procedurë të rregullt

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 9:05

    Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tre persona janë arrestuar pasi një nga ta ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ndërsa dy të tjerët i kishin penguar ata për të kryer detyrën, shkruan Reporteri.net.

    Zyrtari policor i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka vazhdon në procedurë të rregullt.

    Njoftimi:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!