Në 17 hektarë tokë në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës, do të krijohet një park i madh me pemë të shumta e pjesë tjera gjelbëruese nga kompania “Sunny Hill”.
Në mes do të vendosen tre bina ku do të performojnë këngëtarë me famë botërore për katër ditë në gusht të këtij viti, këtë do ta mundësojë festivali “Sunny Hill”. Kështu deklaroi menaxheri i këtij festivali, Alban Krasniqi.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë e tëra. Komuna e Prishtinës mund të organizojë plot festivale tjera në këta 17 hektarë tokë në bazë të marrëveshjes që kanë kompania me të.
Mbi të gjitha, shton ai, në verë do të vinë shumë turistë të cilët do t’i sjellin shumë të ardhura kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.