×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Supremja vendos për ankesat e partive politike, ky është vendimi për VV-në

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 15:53

    Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputetët e subjekteve politike në lidhje me procesin zgjedhor të 6 tetorit.


    Gjykata Supreme nga gjithsej 7 ankesa të pranuara, ka refuzuar 6 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka hedhur poshtë edhe një kërkesë të deputetëve.

    Këtë për Reporterin e ka konfirmuar Zyrtari për Informim në këtë Gjykatë, Vullnet Sokoli.

    Sipas këtij vendimi janë refuzuar ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), dy ankesa nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, një ankesë nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA), ndërsa ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e palejuar.

    Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim:

    · Ankesa nga deputetë të Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK) është REFUZUAR,

    · Ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është REFUZUAR,

    · Ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është REFUZUAR,

    · Dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetvendosje-së (LVV) janë REFUZUAR,

    · Ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është REFUZUAR dhe

    · Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është HEDHUR POSHTË SI E PA-LEJUAR

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!