Publicisti Veton Surroi duke komentuar situatën e fundit politike të krijuar në vend, ka thënë se “koha e cubërisë po mbaron”.
Por çka do të thotë ‘cub’, në fjalorin e gjuhës shqipe.
Cub, sipas fjalorit, është “ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë”. Cub, nënkupton edhe ‘kusar’, shkruan Reporteri.net.
Por, në fjalor, kjo ‘cub’ ka edhe një kuptim figurativ që është ‘trim kokëkrisur’.
Në rast se ‘cub’ përdoret si mbiemër, në shumicën e rasteve për kafshë, atëherë kjo ka kuptimin: “që e ka bishtin e prerë ose të shkurtër – bishtcub, qen cub, dele cube”.
Ndryshe, Surroi në ragimin e tij të plotë në facebook thotë: “Lajm i mirë është se kanë vendosur të mos fshehin më dhe po shpallin me dekret se kanë vendosur ta marrin pushtetin duke e shpërfillur Kushtetutën.Ndoshta quhet stadi i fundit i cubërisë ky kur jo që nuk skuqen prej vjedhjes së paralajmëruar por e paralajmërojnë me krenari. Koha e cubërisë po mbaron”.