×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Nuk do të ketë qeveri të re, aventurë e rrezikshme për ata që e kanë ndërmarrë

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 23:15

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën sot marrëveshje për koalicion qeverisës.


    Politikani dhe publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike atje thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetues që sipas tij do të dështojë me sukses.

    Për RTV Ora, ai thotë se nëse krijohet një qeveri e re pa u shprehur më parë Kushtetuesja do të kemi një realitet të ri me dy qeveri.

    Orkestrues të gjithë kësaj situate sheh presidentin Hashim Thaçi.

    “Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret do të thotë se ka nevojë për tu fshehur, në demokraci nuk ka nevojë për tu fshehur. Një qeveri e re që synon të ndërtohet mbi fshehtësi, do të thotë se synon të ndërtohet mbi fshehjen e të vërtetës. Synimi është antikushtetues”, ka thënë Surroi.

    Madje Surroi ka thënë se kjo Qeveri nuk do të formohet fare.

    “Mendoj se nuk do të formohet fare. Do të ketë përpjekje, por ky kontrabandim është antikushtetues dhe nuk ka legalitet dhe nuk do të ketë as legjitimitet popullor. Është një aventurë shumë e keqe, e rrezikshme dhe e panevojshme kryesisht për ata aktorë që i janë futur kësaj”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!