Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është suspenduar dje me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.
Gërguri është suspenduar për shkak se i njëjti, ditë më parë ishte fotografuar në shoqëri të vëllait të presidentit Hashim Thaçi dhe disa personave të tjerë në një mbledhje në një zonë malore.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar gjatë ditës së djeshme të marrë një prononcim nga Gërguri por ai nuk ka dashur të flas për momentin.
Për të biseduar lidhur me suspendimin e Gërgurit, sfidat që e presin vendin në sferën e sigurisë, Reporteri.net ka biseduar me ekspertin e sigurisë, Drizan Shala.
Eksperti Shala thotë se suspendimi i Gërgurit për mosrespektimin e masave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është në harmoni më procedurat standarde, ku një zyrtar policor bën shkelje të çfarëdo natyre për të ruajtur integritetin profesional dhe paanshmërisë e institucionit që është garantues i sigurisë publike duhet të zbatohen procedurat në fjalë.
“Bazuar në aspektin juridik kemi të bëjmë më shkelje administrative, jo penale, lënda e ti pas një afatit 14 ditor më të cilën do merret Inspektorati Policor i Kosovës që do t’ia kalon njësisë së standardeve profesionale e cila ka një afat kohor ligjor që brenda 60 ditëve të jep masën administrative, por e cila nuk do e penalizon Amir Gërgurin në ushtrimin e funksionit zyrtar si shef i NJSO-së”, thotë Shala për Reporteri.net.
Eksperti i sigurisë më tej thotë se komandanti i suspenduar Gërguri edhe në të kaluarën ka qenë cak i sulmeve, por sipas tij çdo herë është vërtetuar se ka vepruar në harmoni me procedurat standard profesionale të policisë.
“Në lidhje me Komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, edhe në të kaluarën ishte cak i sulmeve dhe akuzave që kryesisht ishin të ndërlidhura me punën zyrtare që ka ushtruar, por gjithmonë është vërtetuar që ka vepruar në harmoni më PSO ( Procedurat Standarte Operative ) si dhe me Standartet Profesionale të Policisë së Kosovës”, thotë Shala.
Ndërsa u pyetur për paralajmërimet e organizimit të protestave të mundshme që lidhen me krijimin eventual të qeverisë së re, Shala thotë se protestat në këtë kohë më së paku i duhen vendit, pasi sipas tij rruga nuk është zgjidhje për problemet politike.
Sipas Shalës Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të ndryshme siç janë, politika dhe ekonomia.
“Politike ( tenimi për krijimin e qeverisë se re dhe mos kalimi në një ngërç politik e cila mund të cenojë rrugën e integrimit euro/atlantik, është bere thirrje nga një grupe në rrjete sociale për një protestë gjithë qytetare me datën 4 maj kjo për vlerësimin tim më se paku i duhet Kosovës në vitin e saj ‘historik’ të arritjes se marrëveshjes finale eventuale me Serbin , sepse rruga nuk është alternative e zgjidhjes se problemeve politike e cila si pasojë mund të cenojë rendin dhe sigurinë e vendit)”, thotë Shala.
Ndërsa flet për hyrjen e stafit mjekësor nga Serbia në veri të Kosovës në këtë kohë të pandemisë, Shala thotë se dyshohet që në atë pjesë ka aktivitete informative të udhëhequra nga strukturat paralele dhe të monitoruara nga shërbimi informativ serb.
“Mbyllja e bizneseve dhe regres në zhvillimin ekonomik për vitin 2020 rrënja e GDP-se për 2.8 % , si dhe tentimi për të rehabilituar sistemin ekonomik me pakon financiare nuk do mund të garantojnë që sistemi makro dhe mikroekonomik i Kosovës të mbijetojë sepse që nga paslufta Kosova ka hyrë në një faze tejet kritike në aspektin ekonomik) si dhe sfidat të sigurisë së përgjithshme, e në veçanti në pjesën veriore të Kosovës, ku krimi i organizuar, kontrabanda janë çështjet më sfiduese për mekanizmat e zbatimit të ligjit por tani në kohë pandemie kemi edhe një shtim të aktiviteteve të dyshimta të ‘personelit mjekësor’ i ardhur nga Serbia ku sipas informacioneve të qarkulluara në opinionin Kosovar dyshohet që në atë pjese ka aktivitete informative të udhëhequra nga strukturat paralele dhe të monitoruara nga shërbimi informative i Serbisë ( BIA)”, thotë Shala. /Reportereri.net/.