×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga puna një polic në Gjakovë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 14:04

    Një zyrtar policor në Stacionin e Policisë në Gjakovë, është suspenduar nga puna dje.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Policia Rajonale e Gjakovë.

    “Konfirmoj se zyrtari policor në fjalë është i suspenduar për 48 orë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
    Suspendimi është bërë me datë 29.10.2019”, ka thënë Lirije Beqiraj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

    Beqiraj ka thënë se ndaj zyrtarit në fjalë Inspektorati Policor i Kosovës është duke kryer hetimet. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!