Fadil Kadriaj është zyrtari policor i cili sot pasdite dyshohet se ka plagosur dy qytetarë pas një mosmarrëveshje rreth një veture në fshatin Glloboçicë të Dragashit, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net merr vesh se Kadriaj është suspenduar dhe së shpejti pritet edhe arrestimi i tij.
Ndërkohë qytetarët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16 e 40 në fshatin Gllioboçicë një zyrtar policor jashtë detyrës ka pasur një mosmarrëveshje me dy qytetar ku si pasojë e ka përdorur armën e zjarrit. Viktimat kanë pësuar lëndime por janë jashtë rrezikut”, ka thënë Osmanollaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.