×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Prizrenit jep detaje për rastin ku polici plagosi dy qytetarë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 19:02

    Një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur dy qytetarë në fshatin Glloboçicë të Dragashit.


    Gazeta Online “Reporteri.net” ka shkruar se zyrtari policor shërben në Stacionin e Prizrenit dhe se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një veture.

    Raportimin e Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Prizren.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se qytetarët e plagosur janë jashtë rrezikut.

    “Rreth orës 16 e 40 në fshatin Glliobocië një zyrtar policor jashtë detyrës ka pasur një mosmarrëveshje me dy qytetar ku si pasojë e ka përdorur armën e zjarrit. Viktimat kanë pësuar lëndime por janë jashtë rrezikut”, ka thënë Osmanollaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!