Ministri i Punëve të Brendshm, Xhelal Sveçla dhe ai i Vetëqeverisjes Lokale Elbert Krasniqi kanë vizituar sot Mitrovicën veriore dhe kanë pirë kafe në një kafene afër urës kryesore.
Në fund të shëtitores së Mitrovicës kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë siguruar zonën përreth kafenesë.
Pamjet janë publikuar nga kosovo-online.
I pyetur për arsyen e vizitës, Sveçla tha “kam ardhur për të pirë kafe”.
“Kam ardhur për të pirë kafe. Vizitë e zakonshme. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, tha Sveçla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.