×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publikë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 22:16

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë për Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.

    Ai, gjithashtu falënderoi zyrtarët, specialistët e shërbyesit civil që punuan dhe komentuan këto dy projektligje që, sipas tij, janë të ndërvarura me njëra – tjetrën.

    “Po ashtu mirënjohje për dhjetra e qindra zyrtare e zyrtarë, specialistë e shërbyes civil që punuan e komentuan me detaje këto dy projektligje që janë të ndërvarura me njëra – tjetrën dhe të pandashme për të mbërritur rezultatin e duhur. Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, ka shkruar Sveçla.

    Ndryshe, sot në lexim të parë Ligji për Paga mori 68 vota pro, ndërsa Ligji për Zyrtarë Publik kaloi me 61 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!