×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Ministri i Brendshëm

    Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 18:08

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dal me statistika rreth luftimit të krimit të organizuar gjatë kësaj jave.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tre persona janë arrestuar për fajde, dhjetë për narkotikë dhe janë konfiskuar 110 kilogramë drogë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze.

    “3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas.
    Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”.

    “Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!