×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla thotë se vila e Radojiçiqit mund të shfrytëzohet nga Policia për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 16:59

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në konferencë për media ka folur për vilën e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit, ku ka treguar se çfarë do të bëhet me të.

    AAi ka bërë të ditur se vila është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe se “bypass” i tunelit është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojiçiqit.

    Sveçla ka treguar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “e pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!