×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Sveçla viziton policin e plagosur në Zllakuqan të Klines: Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 20:13

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e PK-së ku mbeti i plagosur gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në Klinë.

    Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se hetimet për identifikimin e kryerësve të tentim-vjedhjes dhe plagosjes së Januz Veselaj janë duke u kryer me intensitet të lartë

    Tutje Sveçla e ka përgëzuar Veselaj për reagimin profesional dhe rezistencën ndaj plaçkitësve që ia rrezikuan jetën e tij, pavarësisht që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar por që rikuperimi po vijon mirë.

    “Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!