Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka thënë se është i gatshëm që bashkë me 100 bashkëluftëtarë të tij të përballet me ushtrinë serbe.
Në një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Petar Petkoviqit, drejtorit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se për “ne ish-luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojt atdheun”.
“Krejt çka të mbetet Petkoviq veç me na tregu datën, të presim në kufi me 100 bashkëluftetarë të Pejës të cilët i përfaqësoj”, ka thënë ai.
“Numri besoj mjafton se edhe në luftë kështu kemi qenë me numra, po ju jeni frikacak. Për ne ish luftëtarët e UÇK-së është obligim e detyrë me ra në fushën e nderit duke e mbrojtë Atdheun. Kurrë ma të gatshëm nuk na keni gjetë, se edhe ashtu nuk bëjmë ndonjë jetë luksi”, ka deklaruar Syla. “Çdo ditë po luftojmë me jetën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.