Analisti Valon Syla ka thënë se Isa Mustafa sot është i përjashtuar, i shkelur dhe i pafuqishëm, teksa nuk e ka thënë asnjë fjalë për aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për letërkëmbimin e Thaçit me NATO-n, gjë që e kishte bërë edhe vetë Mustafa si kryeministë.
Syla ka thënë se Kurti me as që po e honeps Mustafën, por po bën veprime politike duke u konsultuar vetëm me Vjosa Osmanin, duke e anashkaluar tërësisht edhe Avdullah Hotin si zëvendëskryeministër të parë.
“Sa i përjashtuar, i shkelur dhe i pafuqi do të duhej të ndjehej Isa Mustafa sot, teksa ende nuk e ka thënë asnjë fjalë, kur e sheh këtë aventurën e re të Albin Kurtit me Vjosa Osmanin për një letërkëmbim që shpreh vetëm vullnet politik, gjë të cilin e kishte bërë edhe vetë ai si kryeministër. Athua si po ndjehet ai tash kur partneri i tij i koalicionit, të cilin e ka bërë edhe kryeministër, më as që po e konsulton, as që po e honeps, por po bën veprime politike duke u konsultuar vetëm me Vjosa Osmanin dhe anashkaluar tërësisht edhe zëvendëskryeministrin e parë që vjen nga LDK-ja. Mos qofsha në lëkurën e Isa Mustafës”, ka shkruar Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.