Publicisti Valon Syla ka thënë se po flitet se kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve mund të jetë kërkesë e Listës Serbe, si kusht për të qëndruar në sallë ditën kur Vjosa të votohet për Presidente të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme është thirrë seancë e jashtëzakonshme për të ndryshuar Ligjin e Zgjedhjeve.
Mirëpo, publicist Syla ka me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kërkesa e LVV’së për të ndryshuar këtë ligj mund të jetë kërkesa e vetme e Listës Serbe e koordinuar me Beogradin për të qëndruan në seancë gjatë votimit të Vjosës për presidente.
“Pretendimet e Serbisë janë që jashtë Kosovës jetojnë mbi 350 mijë serbë të zhvendosur (diaspora serbe). Deri më tash, ata nuk kanë pasur të drejtë vote, por me ligjin e ri u krijohet edhe atyre mekanizmi shtetëror dhe legjitimohen edhe 350 mije votues serbë për zgjedhje. Sipas kësaj logjike, Lista Serbe me këtë mundësi i fiton 20 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Plus edhe në Serbi munden me votu në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd. Po flitet që është kush i Listes Serbe për me qëndru brenda seancës për presidentin.”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, LDK’ja e ka konsideruar si shantazh dhe nismë jo qëllim mirë e VV’së për ta ndryshuar këtë ligj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.