×
  • Lajme
  • Lajme

    Sylë Hoxha: Ekspertiza ka treguar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 19:32
    Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha

    Me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, është rikthyer përsëri në vëmendje rasti Dehari.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

    E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha, në një deklaratë në “Direkt” në ATV ka thënë se, sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

    “Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha.

    Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!