×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e shkarkon Sylejman Selimin nga detyra e këshilltarit

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 16:01

    Pas vërejtjeve të diplomatëve të huaj, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin. Haradinaj ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të vetë Selimit.


    Lajmin për lirimin e Selimit nga detyra e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kritikuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit për këshilltar të tij.

    Kosnett përmes një publikimi në Tëitter ka thënë se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, Kosnett kishte thënë se emërime të tilla vënë në dyshim sundimin e ligjit në Kosovë.

    “Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, kishte shkruar Kossnet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!