×
  • Lajme
  • Lajme

    Synohet rritja e rezultateve e të nxënit te fëmijët 3 deri 18 vjeç

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 17:19

    Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka njoftuar se bashkë me përfaqësuesen e World Vision International në Kosovë, Eljona Elmazi, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi.


    Siipas tij kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë rezultatet e të nxënit te fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri 18 vjeç, me fokus të veçantë gjithëpërfshirjen në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta, viktima të dhunës, neglizhimit, viktima të trafikimit, në situatë rruge, të pa regjistruar në gjendjen civile, të rikthyer nga emigracioni, si dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse brenda dhe jashtë shkollës.

    “Kjo Marrëveshje shpreh vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar, ashtu siç kemi pasur bashkëpunim të mirë deri tani. Uroj që projekti të fillojë mbarë dhe të sjellë rezultate pozitive për shkollat tona”, shkruan Bytyqi në Facebook.

    Ai më tej thotë se MAShT do të mbështesë bashkëpunimin në mes të Drejtorive të Arsimit në Komuna dhe institucioneve tjera në varësi të Ministrisë për të gjitha projektet e World Vision, të cilat zbatohen në shkollat tona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!