Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj 10 të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit” të cilët dyshohen se përmes kësaj organizate kriminale kanë përgatitur atentate ndaj krerëve shtetërorë, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Thaç është ftuar si i dëmtuar nga Prokuroria Speciale që të mer pjesë në seancën shqyrtuese të së enjtes për ta pyetur njërin nga të akuzuarit, profesorin Sadri Ramabaja.
Por gjyqtarja e rastit, Naime Jashanica Krasniqi ka kërkuar që gjatë kohës që Thaçi e pyet Ramabajën, të përjashtohet publiku dhe mediat.
Ky aktvendim është marrë me kërkesën e presidentit.
Të hënën, Sadri Ramabaja ishte marrë në pyetje edhe nga i dëmtuari Azem Vllasi i cili është plagosur në mars të 2017- ës nga Murat Jashari, i cili kishte qenë i akuzuar për përfshirjen në organizatën “Syri i Popullit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.