×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: AAK-PSD është mbi 15%, prijmë në disa komuna

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 21:28

    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri ka dalë në një konferencë për media ku ka folur rreth rezultatit të koalicionit AAK-PSD.


    Ai ka thënë se rezultati i exit-polleve është i pasaktë dhe se nga të dhënat e terrenit, AAK-PSD është në mbi 15 për qind. Ai ka përmendur disa komuna si Gjakova, Rahoveci e Obiliqi ku AAK po prin në rezultat.

    Sipas Tahirit, kjo përqindje nuk është rezultati që e kanë pritur, por është rritje mbi 80% e votës së AAK-së.

    Ai ka bërë thirrje që të ketë vigjilencë të madhe nga vëzhguesit dhe të pritet rezultati përfundimtar nga KQZ.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!