Ish-ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë për emisionin N’Konak ka thënë se po e pengon jo transparenca e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për proceset e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka theksuar se e ka penguar jotransparenca e Thaçit në takimin në Washington me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciç me ndërmjetësimin e Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë- Serbi.
Ish-ministrja N’Konak ka thënë se i ka mirëpritur marrëveshjet për lirinë e lëvizjes por jo edhe jo transaprencën të cilën po e tregon presidenti Thaçi në raportim.
“E para nuk kam fare njohuri së cka është biseduar në Washington mes Thaçit dhe Vuciq sepse ka qenë terësisht jo transparente pastaj marrëveshjet që u bënë ajo për fluturimet e pastaj hekuradht i mirëprita sepse ishin pozitive ishin për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve mirëpo jo transparenca më ka penguar shumë”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi përsëri thekson se është e habitur nga jo transparenca edhe në takimin ne Berlin në mes të Presidentit Thaci dhe homologut të tij nga Serbia.
“Sepsë në kohën kur ne kemi qenë në Rambuje apo pastaj une kur udhëhoqa bisedimet me Brukselin jemi kujdesur për aq sa ka qenë ë mundur vazhdimisht të jemi transparent se cka po ndodh dhe kritikoheshim mjaft. Jam Habit që këto marrëveshjet që u bënë në Berlin me ndërmjetësimin e Richar Grenell nuk kishin fare transparencë dhe mediat disi u heshtën. Nuk e kuptovë mirëpo nuk ëhstë mirë me pas procese të mëdha për shtetin në mënyrë jo transparente, gjërat duhet të duken”, ka shtuar ajo.