Tahiri: Haradinaj ka arritur që ta heqë nga tavolina e bisedimeve temën për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri,  tregoi disa momente gjatë vizitës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA, në shtator të vitit 2018.


Tahiri ka treguar se në secilin takim që ka pasur delegacioni i Kosovës në atë kohë, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë.

“Në vizitën që e kemi pasur në shtator të vitit 2018 në SHBA, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë dhe në secilin takim që kemi qenë. Agjenda e shkëmbit të territoreve ka qenë. Qëndrimi me integritet të lartë të kryeministrit Haradinaj, e ka bërë që në fund ai e ka paguar çmimin”, deklaroi Tahiri në RTV Dukagjini.