×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Tahiri-Kurtit: Për çfarë qeverisje të mirë po flasim, Kosova ka pagat më të ulëta e çmimet më të larta

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 13:37

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ia ka përkujtuar qeverisë Kurti dështimet më të mëdha në mandatin e tyre qeverisës.

    Tahiri ka thënë se kjo qeveri flet për qeverisje të mirë ndërsa Kosova është vendi me pagat më të ulta e çmimet më të larta.

    Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri kas hkruar se paga minimale në Kosovë është më e ulta në rajon, 170 euro.

    Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Kurtit pas takimit me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

    Reagimi i plotë:

    Për çfarë qeverisje të mirë po flasim?

    1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike;

    2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale;

    3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg;

    4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë;

    5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor;

    6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon;

    7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik;

    8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’;

    9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri;

    10. Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues.

    Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!