Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se masat kundër Covid-19 janë rrjedhojë e një fushate të turpshme që mbajtën subjektet politike para zgjedhjeve.
Ai tha se për vota, shëndeti publik doli në rend të dytë.
“Këto masa janë rrjedhojë e një fushate të turpshme që mbajtën pozitë dhe opozitë. Masa është dashur të ndërmerren edhe në kohën kur këto subjekte politike zhvilluan fushatë. Për vota shëndeti publik doli në rënd të dytë”.
Tahiri tregoi që gjatë fushatës, të gjitha subjektet politike janë gjobitur, ndërsa vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat.
“Të gjitha subjektet janë gjobit, 20 gjoba gjithsej janë shqiptu. 7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR. Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar, kurse 9 tjera të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjorë në komunë që të procedohen të përmbaruesi”, u shpreh ai.
Tahiri u shpreh se masat po respektohen dhe nuk është hasur në ndonjë shkelje të madhe.
“Ne kemi qenë në teren, me intenzitet më të vogël. Nuk kemi parë ndonjë shkelje të madhe. Gastronomia edhe në fillim të vitit të kaluar, përgjithësisht i ka respektuar masat”, tha Tahiri në Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.