×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri nuk e përfilli deklaratën e BE-së për noterët, reagon ambasadori gjerman

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 16:38

    BE-ja sot bëri thirrje që autoritetet në largim të përmbahen nga emërimi i noterëve të rinj dhe që këtë proces t’ia lënë qeverisë së re.


    Krejt kjo pas raportimeve se më shumë se 50 kandidatë që kanë kaluar të gjitha fazat testuese për noterë janë të afërm apo familjarë të zyrtarëve të PDK-së dhe të anëtarëve të komisionit.

    Megjithatë, Tahiri deklaroi pas kësaj kërkese se emërimi i noterëve të rinj është proces legjitim dhe duhet të ndodhë.

    Këtë deklaratë të Tahirit nuk e ka pritur mirë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

    “BE-ja nxori deklaratë paralajmëruese për emërimin e nxituar të noterëve të rinj sot, duke ndjekur nga deklarata e ministrit të Drejtësisë së Kosovës që tha se procesi do të shkojë përpara gjithsesi. Rekomandoj fuqishëm që të merren seriozisht shqetësimet e shprehura: Njerëzit këtu nuk mund të shërbehen nëse aktet noteriale nuk njihen jashtë vendit”, ka shkruar Heldt në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!