×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri, PDK: Kurti krijoi kaos në veri, reduktoi sovranitetin e shtetit në oborret e katër komunave

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 12:15

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë periudhë ka shkaktuar vetëm kaos, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tahiri në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kurti në katër komunat këtë periudhë nuk është se ka krijuar gjendje të mirë, e sipas tij e gjitha që ai ka bërë ka qenë reduktimi i sovranitetit të Kosovës oborret e katër komunave.

    “Kryeministri krejt çka ka bo këtë periudhë ka qenë se e ka kriju një kaos. Fatkeqësisht sikur vërtetë të kishim shtrirje të sovranitetit, angazhim të institucioneve ligj zbatuese do ta kishim përkrahë dhe do të ishte shumë mirë, por ju e shihni se në veri nuk ka kushte për asgjë. Në ato katër komuna s’ka kushte për pune, s’është i lirë njeriu as deri në market me dal me ble diçka. Nuk është që ka kriju një gjendje më të mirë, krejt çka ka bo ka qenë se e ka reduktu sovranitetin e shtetit të Kosovës në oborret e katër komunave”, tha Tahiri në konferencë për media.

    Kërkesat e Listës Serbe për largimin e Policisë së Kosovës, Tahiri i PDK-së i ka quajtur absurde.

    “Sa i përket kërkesave absurde të Listës Serbe, policia nuk ka ku me shkuar përtej territorit të Kosovës. Njësia Speciale nuk ka shkuar në Serbi as Nish as në Kralevë, ata janë në territorin e Kosovës”, u shpreh ai.

    Tutje, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së tha se

    “Është e dhimbshme të na vihen sansksione nga ShBA, si përjashtimi nga “Defender Europe”, si rezultat i veprimeve të pamatshme të Kryeministrit të Kosovës. Nëse krijojmë precedent të rrezikshëm të cilat e tejkalojnë rendin tonë kushtetues, mendoj se në thelb po e cënojmë shtetësinë e vendit tonë”, përfundoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!