Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari, se çfarë masash kompetente do të marrë për të ulur rritjen e çmimeve, shkruan Reporteri.net.
“Ka tendencë me ul nivelin e një debati i cili prek jetën e secilit qytetar me ngritjen enorme të çmimeve. Unë e kuptoj që ka nevojë politike me tentu me ikë nga diskutimi themelor që e kemi në këtë temë. Po ku i intereson qytetarit që iu ka rritur çmimi i bukës, miellit, vajit – që Hajdari ka qenë apo jo këshilltare. Ajo e pranoi që janë rritur çmimet. Çfarë veprimesh do të marrë kjo ministre për të zbutur situatën. Më herët ju pyeta a jeni në tokë të bukës? Kthehuni në temë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, u shpreh Tahiri.
Në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon debati i cili nisi mëngjesin e sotëm.
Ministrja Hajdari e pranon se Qeveria i ka gënjyer qytetarët për rezervat e shtetit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.