×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri-Qeverisë Kurti: Ju lutem ndaleni dorën

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 10:45

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Vetëvendosja me arrogancën e numrave po tenton që të kap të gjitha institucionet e pavarura të Kosovës duke punësuar militantë partiakë.


    Tahiri në seancën e Kuvendit tha se është duke u parë qartë se punësimet janë partiake.

    “Tendencën e partizimit respektivisht kapjen e instituconeve të pavarura të Kosovës. Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri dhe qeveri ne e kemi marrë me shqetësim. Shihet qartë që ka punësime, por janë punësime politike pavarësisht se kanë deklaruar se nipat janë për dasma. Kur ju pëlqen kritika e shoqërisë civile i keni duartrokitur, kur iu pëlqen rekrutimi nga ambasadat i duartrokitni, në momentin që ju japin rekomandime thoni s’janë të mirë”, ka thënë Tahiri.

    Tutje shefi i deputetëve të AAK-së, i ka kërkuar partisë në pushtet që të ndalë me punësime në agjencione të pavarura.

    “Ju lutem ndaleni dorën kur punësoni në agjencionet e pavarura, por po ju thojmë agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje. I kemi dy gjykatës të Kushtetueses që kemi me i zgjedh, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion, të aplikojnë ata me integritet dhe të mos kemi dikë partiak. Nëse praktika shkon me i kap këto institucione nuk i bëni hajt as qeverisë Kurti as VV-së”. tha Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!