×
  • Lajme
  • Lajme / Audio-incizimi

    Tahiri: Radoiçiqi bashkë me VV-në e kanë përcaktuar pagën minimale, s’bashkëpunojmë me ta derisa shefe është Kusari-Lila

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 11:10

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka folur për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq, gjë për të cilën ai tha se ky i fundit e paska përcaktuar pagën minimale në Kosovë, duke përjashtuar kështu “veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend”, shkruan Gazeta Online reporteri.net.

    Tahiri tha se PDK sot në Kuvend do të kërkojë që të gjitha pikat e seancës së sotme të zhvendosen dhe se deputetët duhet të diskutojnë për këtë çështje.

    “Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe të votojë për ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radoiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shefen e saj të GP-së e kanë përcaktuar pagën minimale. Po ashtu, kanë vendosur që të përjashtohen nga paga minimale veteranët, invalidët e UÇK-së”, ka deklaruar ai.

    “Pra njeriun që është në listë të zezë të Amerikës për shkak të aktiviteteve të tij kriminale. Ne sot kërkojmë që të gjitha pikat e seancës së sotme të Kuvendit të zhvendosen. Sot duhet t’u jepet mundësia deputetëve të diskutojnë për këtë çështje. Të folet e të nxirren fakte të reja në dritë. Përpos faktit që Radoiçiq na ka përcaktu pagën minimale dhe ka përjashtu nga aty më të lavdishmit e vendit, çka tjetër?”, tha Tahiri para gazetarëve në konferencë.

    Tutje deputeti i PDK-së tha se duhet ditur se cilat janë kërkesat që Radoiçiqit i janë plotësuar, ndërsa theksoi se me partinë në pushtet s’do të bashkëpunojmë në asnjë pikë derisa e kanë shefe Mimoza Kusari-Lilën.

    “Cilat janë kërkesat që i janë plotësu atij në arritjen e kësaj? Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të hedhet dritë mbi këtë çështje. Me këtë parti politike s’do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në asnjë pikë derisa kanë shefe të grupit një person që vendimarrjet i bën në bashkëpunim me Radoiçiqi, me vrasësin e Afrim Bunjakut. Imagjinoni se në sektori publik e privat na kanë caktu pagën minimale me Radoiçiqin e tash tu e mbrojtë veten e vetë e mbron edhe atë. Këta s’po distancohen nga këto vendime. As partia s’është e gatshme me u distancu pasi kanë pas marrëveshje për këtë, pra kanë pas kandidat të përbashkët për Gjykatë Kushtetuese tash është zv/ministër aty ku më tepër i duhet Mimozës e Milanit”, tha Tahiri.

    Në fund ai i bëri thirrje të gjithëve që kanë fakte të tilla t’i publikojnë ato, pasi sipas tij duhet larguar një e keqe e madhe nga Kosova.

    “Ne se dimë cilat janë çështje të cilat i ka shty Mimoza përpara bashkë me Milanin. Kusari-Lila kas pas deklarime krejt ndryshe derisa kanë dalë incizimet e tjera. U bëjë thirrje njerëzve që kanë fakte të tilla ti publikojnë ato sepse do ta kenë mbështetjen e të gjithëve, për të larguan një të keqe të madhe nga Kosova”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!