×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi i AAK'së

    Tahiri: Rezultati zgjedhor për Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë tërmet

    Reporteri
    08 Korrik 2024 | 22:23

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme, do të jetë “tërmet” për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Tahirit, kjo qeveri është qeveria më e dobët që ndonjëherë ka pasur Kosova.

    “Unë ju them me përgjegjësi të plotë, rezultati zgjedhor për Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë tërmet…për të keq. Të gjitha të dhënat empirike, numerike, tregojnë që kjo është qeveria më e dobët në historinë e Kosovës, që s’ka bë send”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai tha se nuk ka asnjë projekt të vetëm, që kjo qeveri e ka filluar dhe përfunduar.

    “A bën veç një projekt me ma listu, me thanë ky është projekti që kjo qeveri e ka nis dhe e ka përfundu…Këta numra kanë me u reflektu në sektore veç e veç”, deklaroi Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!