Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se rreziku potencial është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë.
Ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen me Serbinë, duke thënë se një e tillë që e siguron njohjen reciproke është e rëndësishme.
“Marrëveshja është finale, është marrëveshje kontraktuale dhe është marrëveshje që i hap rrugës në njohje të shteteve mosnjohëse të BE-së dhe njëkohësisht në rrugëtimin e qëndrushëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”.
“Ne nuk jemi në qeveri, ne nuk i dimë detajet, nuk e dimë çka flasin, por ne e shohim rrezikun, rreziku potencial i Kosovës është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë, duke e parë dhe paraqitur si palë jokonstruktive, si palë që bën telashe. Ne vazhdojmë të mendojmë se arritja e një marrëveshje e cila e siguron njohjen reciproke, njohen e Kosovës, ecjen e Kosovës përpara në rrugëtimin e vet, është e rëndësishme”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.