Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet për krijimin e një Qeverie në krye me LDK-në, AAK-në e Nismën.
I pyetur se a do të votojë PDK Qeverinë në krye me LDK-në, në rast se kjo Qeveri nuk do t’i ketë numrat e mjaftueshëm dhe eventualisht do të ketë nevojë për një ose dy vota, Tahiri ka thënë se kjo Qeveri nuk do të votohet nga asnjë deputet i PDK-së.
Por nëse kjo ndodhë, Tahiri ka thënë se nuk përjashtohet përjashtimi i atyre deputetëve nga grupi parlamentar, shkruan Reporteri.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka sqaruar se këtë e parasheh edhe statuti i PDK-së, që kushdo qe voton kundër vendimeve të partisë nuk mund të jetë me pjesë e grupit parlamentar.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese javën e kaluar ka pezulluar vendimin për dekretimin e Hotit për kryeministër të ri të Kosovës. Në anën tjetër VV-ja ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venedikut, i cili ka sugjeruar të pritet vendimi i Kushtetueses.
Kushtetuesja pritet që deri më 29 maj të dalë me një vendim. /Reporteri.net