×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi në Bruksel

    Takim joformal në New York, Borrelli thotë se do t’i informojë shtetet e BE-së për dialogun

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 22:23

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në New York sonte do të mbajnë një takim joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së.

    Borrell ka thënë se ndër të tjera ministrat do t’i informojë edhe për atë çfarë ndodhi më 14 shtator në Bruksel në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Më 14 shtator në Bruksel nuk ishte arritur një dakordim në lidhje me sekuencimin e marrëveshjes së Brukselit. Borrell kishte thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e kishte pranuar propozimin e Bashkimit Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi këtë.

    Kurti ndërkohë akuzoi emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakun, për anshmëri. Ai tha se propozimi i BE-së iu tregua pas përfundimit të takimit, dhe kishte qenë propozimi të cilin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte refuzuar në takimin me Lajçakun në korrik.

    “Do të njoftoj ministrat për takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, mes Kosovës dhe Serbisë, të shpjegojë se çfarë ndodhi dhe të shikojmë për zhvillimet e ardhshme në dialog”, ka thënë Borrell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!