×
  • Lajme
  • Lajme / Politikë

    Takimi i shefave të GP të opozitës, Arben Gashi e Besnik Tahiri tregojnë se çka biseduan në drekë me Abelard Tahirin

    Autor:Linda Ibrahimaj
    23 Maj 2024 | 17:49

    Ndonëse për momentin nuk po bëhen bashkë në nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit, të paktën pauza e drekës sot i bëri bashkë tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës, Abelard Tahirin e PDK-së, Arben Gashin e LDK-së dhe Besnik Tahirin e AAK’së.

    Gazeta Online Reporteri.net kapi sot një video, ku shiheshin tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës së bashku duke shkuar drejt Kuvendit. Pak pas, Arben Gashi i LDK-së e Besnik Tahiri i AAK-së folën për pamjet dhe tregun për “mbledhinë” që sipas tyre nuk kishte të bënte aspak me zhvillimet e fundit rreth kërkesës për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha për Gazetën Online Reporteri.net se ai dhe Besnik Tahiri kishin qenë në drekë me Abelard Tahirin. Aty, sipas tij, nuk kanë diskutuar për iniciativën e PDK-së për shpërndajen e Kuvendit që tashmë janë zyrtare qëndrimet e partive të tyre për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

    Ai theksoi se për LDK-në, është e padiskutueshme që kryeministri Kurti duhet të dorëhiqet.

    “Jo s’kemi biseduar për shpërndarjen e Kuvendit. Qëndrimi zyrtar i LDK-së është se duhet të japë dorëheqje kryeministri dhe është e padiskutueshme”, tha Gashi i LDK-së për Reporteri.net.

    Edhe shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri në një bisedë telefonike me Gazetën Online Reporteri.net tha se qëndrimet e AAK-së tashmë janë të ditura, e se në këtë drekë pune bashkë me dy shefat tjerë të grupeve parlamentare të opozitës, PDK-së dhe LDK-së, s’kanë diskutuar për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Pas përfundimit të seancës së paradites, tre shefat e grupeve parlamentare të opozitës kemi shkuar për drekë. Nuk kemi diskutuar as për shpërbërje e asgjë tjetër. Qëndrimet politike, AAK i ka të njoftuara. S’është diskutuar asgjë tjetër”, tha Tahiri për Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të kontaktojë edhe me Abelard Tahirin nga PDK-ja, por i njëjti s’është përgjigjur ende.

    PDK-ja si iniciuese për shpërndarjen e Kuvendit, kanë thënë në fillim të javës se data e fundit për shpërndarjen e Kuvendit është 30 maji, derisa si datë për zgjedhje të parakohshme kanë dhënë 30 qershorin ose 7 korrikun. /Reporteri.net/.

    @reporterimedia 🛑Të shoqëruar me njëri-tjetrin, shefat e tre grupeve parlamentare të opozitës nisen drejt Kuvendit #pdk #ldk #aak #vv #politik #fyp #kosovatiktok #kosove #lajmifundit #kosova #lajme #lajmeshqip #kosova🇽🇰 #prishtina ♬ original sound – Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!