Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë është takuar me emisarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Thaçi ka zhvilluar mbrëmë një darke pune me Grenellin në një nga restaurantet në Prishtinë.
Thaçi është detyruar ta pres rreth një orë Grenellin, pasi ky i fundit është vonuar.
Presidenti i ka bërë një pritje të ngrohtë njeriut të Trumpit, dhe kjo shihet edhe nga fotot e publikuara nga Thaçi në Facebook, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3392555137481488?__xts__%5B0%5D=68.ARAqiliT21QeDS1owLKFoPEOnFaNdC1rvfCNE_btjbjMMf0R-_mJ9IXhiAOXZ6Nau1spa77bcjHrO_sXEyWKHuUowTFVR_JerlmHH617c5OCyACTq-MI1x23swsE9F1LnhbbMCRW8VyOrkGQgt9FfHNXKZC4cYVzgAR3Y2Yerh41ZTY82Z-QmPBQ4pblotSTuzVDNIiINh4GE8I91_bPlscRsZWNswDe6kPNFR_NhKCu-LIjlDgdFF0Ed8D22yb1OgXSPXo6Jq7WRpNos557YyscmaduTwHxniSsDMj2SPi6K4l2QgJ_Woc3bEeAhd40NketxhK0Ta9PBLcoa8LIhVrqyg&__tn__=-R
Ambasadori amerikan në Berlin, sot gjatë ditës do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa. /Reporteri.net/.