×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni në veri

    Takimi Kasanof-Osmani, Ambasada Amerikane: Vlerësojmë qëndrimin e presidentes për koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 23:58

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar për herë të parë, Alexander Kasanofin, që kur mori rolin e postit të zëvendës-ndihmëssekretarit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fokus për Ballkanin Perëndimor.

    Osmani njoftoi se në takimin me Kasanofin diskutuan ndër të tjera për zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për këtë takim duke bërë të ditur se temë e diskutimit ka qenë edhe aksioni i djeshëm në mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në veri të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në reagim përsëritet  se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të premten një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

    Tutje, nga ambasada theksojnë se vlerësojnë qëndrimin e presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të Qeverisë.

    “Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!