×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi Kurti-Kosnett ishte i rregullt, thotë zëdhënësi i Qeverisë

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 17:15

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është parë sot duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë. Aty ai është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti


    Lajmin se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e ka konfirmuar Qeveria.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili ka thënë se ky është një takim në kuadër të takimeve të rregullta.

    “Ka qenë një takim i rregullt i pune, në kuadër të takimeve të çdojavshme”, ka thënë Kryeziu për EkonomiaOnline.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!