Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Jenca ka thënë se kanë biseduar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian e që Organizata e Kombeve të Bashkuara e përkrahë.
Ai ka thënë se ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit reciprok në mes të gjithë komuniteteve dhe respektim të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovës.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilin OKB-ja e mbështet. Theksoj rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, ka shkruar ai.
In Pristina, I also met with @EmilijaRedzepi and @BislimiBesnik. We discussed the latest developments in EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue that UN supports. Stressed the importance of mutual trust among all communities and respect for human rights of all in Kosovo. pic.twitter.com/1mbhiENf7o
— Miroslav Jenča (@JencaMiroslav) June 22, 2024
Ndërkaq, Bislimi gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se e ka njoftuar ndihmësekretarin Jenca mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, duke rikujtuar se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit. /Reporteri.net/