×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e emisarit amerikan

    Takimi me Kasanof, Osmani thekson nevojën e dialogut strategjik me ShBA-në

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 17:41

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga Presidentja Osmani.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veri-Atlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftim.

    Osmani gjithashtu diskutohet me emisarin amerikan edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

    Pas takimit me Osmanin, emisari amerikan, Alexander Kasanof është nisur drejt Qeverisë së Kosovës për të takuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Gjatë ditës së djeshme, Kasanof qëndroi në Beograd, ku në një intervistë për mediat atje ai tha se duhet gjetur një mënyrë për përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!